Teknologjia

Përfitimet dhe avantazhet që ofron përdorimi i teknologjisë  ECODAS

  • Procesi i grumbullimit plotësisht i automatizuar
  • E pajisur me sistem sigurie të bllokimit
  • Grirje dhe sterilizimi në një sistem të mbyllur dhe kompakt
  • Nuk ka trajtim të ndërmjetëm mbetjesh
  • Grirja paraprake lejon sterilizimin efektiv
  • Reduktimi i vëllimit të mbetjeve deri në 80%.
  • Monitorimi i temperaturës në brendësi të mbetjeve
  • Nuk ka emetime të rrezikshme (tymi, çlirimi kimik, rrezatimi)
  • Teknologji e gjelbër dhe miqësore me mjedisin

Etapat

Bëhet ngarkimi automatik i mbetjeve përmes hapjes së sipërme të pajisjes.

Pas mbushjes paisja izolohet në mënyrë hermetike, grirësi ,pret materialin në copëza të vogla në mënyrë që të evitohet levizja e parregullt e mbetjeve në paisjen dhe copëtimi i te gjitha llojeve të mbetjeve të jetë sa më efektiv.

Avulli i presuar dhe i saturuar arrin temperaturën e 138 °C ( 280 F) dhe presionin e brendshëm në 3.8 bar (51 psi).

Sterilizimi arrihet duke mbajtur, 138 °C (280 F) dhe 3,5 bar (51 psi) në bërthamën e mbetjeve për 10 minuta. Kombinimi i këtyre faktorëve të ndryshëm, arrin një mikrobik inaktiv prej 8 log 10.

Temperatura ulet në 80°C duke dërguar ujë të ftohtë në depoziten përkatese të enës së trajtimit për të lejuar në mënyrë graduale përshtatjen e paisjes me presionin e ambientit.

Avulli kondesohet me ujin dhe shkarkohet me ujin e ftohjes në sistemin e filtrimit sanitar.

Një sinjal dixhital informon oporatorin që të gjitha fazat e perpumimit janë kaluar në mënyrë të suksesshme. Hapja e kapakut lejon shkarkimin e materialit të sterilizuar në kuti të  përshtatshme, te cilat do të shërbejë për vendosjen e metejshme të tyre, ne vendin e përcaktuar.

PSE DUHËT TË NA SHQETËSOJNË MBETJET SPITALORE?
Mbetjet spitalore mund të shkaktojnë infeksione nëse krijojnë  kontakt me lekurën, sytë, gojën,ajrin, ose nëse ato në mënyra të ndryshme depërtojne në trupin e njeriut. Këto mbetje duhet të trajtohen vetëm në vendet e lejuara nga Ministria e Mjedisit, të paisura me lejet përkatëse sepse  nëse nuk magazinohen deri sa të incinerohen (shkatërrohen), shkaktojnë jo vetëm rrezik për shëndetit por edhe ndotje të mjedisit.

ÇFARË ËSHTË MBETJA  SPITALORE?
Një age, një shiringë, instrumentet kirurgjikale, mbetjet e ndërhyrjeve kirurgjikale, të gjitha paisjet mjeksore dhe kirurgjikale të vëna në kontakt me trupin e të sëmurit, nga ku mund të percohet infeksioni, pjatat e kulturave laboratorike, ose objekte të kësaj natyre të vena në kontakt me lëngjet ose indet humane, shiringat dhe sendet laboratorike të analizave të ndryshme.

SI TI MAGAZINOJMË MBETJET SPITALORE?

Të magazinohen në kontenitoret përkatës, sipas rregullores së OBSH për magazinimin. Kontenitoret të vendosen në ambiente përkatëse të mbyllura dhe të sigurta konform legjislacionit ne fuqi. Të sigurohet dezinfektimi i mirë i ambientit në rastin e kontaminimit aksidental të tij.Të trajtohen të gjitha mbetjet që janë vënë në kontakt me mbetjet spitalore, si mbetje të rrezikshme.